Bardhyl Mahmuti, një nga themeluesit e OVL-UÇK-së, ka folur në emisionin “Java” në Kanal10 për protestat në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Mahmuti ka thënë se i mbështet protestat, duke i cilësuar ato si një formë të shprehjes së pakënaqësisë dhe shqetësimit të qytetarëve.
“Unë i mbështes këto protesta. Kjo është një formë e shprehjes së pakënaqësisë së popullit dhe shqetësimit të tyre, sepse njerëzit kanë besuar se më në fund do të bëhej drejtësia”, ka deklaruar Mahmuti.
Ai ka thënë se qytetarët kanë pritur që, pas afro gjashtë vitesh, ish-krerët e UÇK-së të lirohen dhe familjet e tyre të përjetojnë një moment gëzimi.
Mahmuti ka theksuar gjithashtu se protestat, sipas tij, duhet të kanalizohen në një drejtim që synon ndryshimin e situatës.
“Duhet të kanalizohet në drejtim që të ndryshohet kjo”, ka thënë ai./Gazeta10






