15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Uliks Emra viziton Thaçin: Së shpejti me presidentin do të pimë kafe në Shadërvan

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës, Uliks Emra, ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi, në Hagë.

Emra në llogarinë e vet në “facebook” ka shkruar se ka mbetur i mahnitur nga harmonia, morali i lartë si dhe bashkëpunimi që mbizotëronte ndërmjet çlirimtarëve.

Postimi i plotë i Emrës:

Ky është mesazhi që duhet ta ndjekim edhe ne!

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme dhe emocion i veçantë vizita në Hagë dhe takimi me Presidentin Hashim Thaçi, i cili si çdo herë ishte i mbushur me energji pozitive, vullnet të lartë si dhe formë të jashtëzakonshme.

Mbeta i mahnitur nga harmonia, morali i lartë si dhe bashkëpunimi që mbizotëronte ndërmjet çlirimtarëve.

Ky është mesazhi që duhet ta ndjekim edhe ne!

Ndihem krenar dhe përulem para luftës së shenjtë dhe të pastërt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Askush nuk mund ta rishkruaj historinë, e aq më tepër ti njollos apo etiketoj çlirimtarët e vërtetë, derisa çdo përpjekje e tillë ashtu si deri më tani ju siguroj që është e destinuar të dështoj.

U dakorduam me Presidentin Thaçi që kafen e radhës do ta shijojmë së shpejti në Shadërvan🙂🙂💪💪.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit