9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Ulen “gjakrat” Iliri bën deklaratën e papritur për Einxhel

- Advertisement -

Marrëdhënia mes Einxhel dhe Ilirit nuk ka qenë kurrë paqësore në “Big Brother VIP”. Ata kanë debatuar shpesh me njëri-tjetrin duke mos i kursyer ofendimet dhe akuzat. Debati mes tyre arriti kulmin kur Einxhel përmendi historinë që Iliri ka treguar rreth tradhtisë ndaj bashkëshortes. “Do të masakroj!”- i tha balerini Einxhel të cilën e konsideroi edhe si person “kot”.

Megjithatë, duket se me nisjen e 2022 gjërat mes tyre mund të marrin një kthesë. Në darkën e djeshme Iliri në një bisedë me Einxhel e ka komplimentuar atë duke i thënë se ajo është një vajzë shumë inteligjente.

“Ti je shumë person inteligjent,ma beso,përndryshe unë me ty do të sillesha si me disa persona të tjerë këtu brenda.Unë jam marrë me ty sepse e di se ti vlen”,tha Iliri.

“Shumë faleminderit,e vlerësoj vërtet këtë gjë,sikur të mos e ngatërroja zgjuarsinë me emocionin do ishte më mirë”-i tha Einxhel.

Po ashtu, Iliri i ka dhuruar edhe një puthje miqësore Einxhel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit