8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Tirana festoi ndërrimin e viteve pa orë policore

- Advertisement -

Nuk ishte një vit i lehtë për shqiptarët as ky që lamë pas. Prej afro dy vitesh, lufta me pandeminë vijon, megjithatë çdo fillim i ri, vjen me shpresa te reja. Është kjo ajo që lexohet në fytyrën e qindra qytetarëve që zgjodhën ta prisnin ndërrimin e viteve në sheshin ‘Skëndërbej’”.

Mes tingujve të muzikës, qytetarët shfrytëzuan vendimin e Komitetit Teknik për heqjen e orës policore në natën e ndërrimit të viteve. Një kufizim që ishte në fuqi që prej nisjes së pandemisë.

Por çfarë presin qytetarët për vitin e ardhshëm?!

“Shëndet dhe mbarësi”!

Nuk mungojnë as urimet. Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi një vit më të mbarë për shqiptarët.

“Ndaj ju uroj të gjithëve një vit të mbarë për ju, për familjet tuaja. Secili prej nesh mund të jetë një familjar më i mirë, një shok më i mirë, një komshi më i mirë, një fqinjë më i mirë, një koleg më i mirë. Dhe nëse secili prej nesh është pak fare më i mirë, e gjithë Tirana do të shkëlqejë. Bekime për ju dhe për familjet tuaja”, tha Veliaj.

Për të pritur ndërrimin e viteve, Bashkia e Tiranës organizoi një koncert me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur shqiptarë./Oranews/

https://fb.watch/ageJc310nU/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit