15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Ukrainë, tre të vdekur dhe 15 të plagosur nga një sulm me raketa në Dnipro

- Advertisement -

Të paktën tre persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në qytetin ukrainas të Dnipro të premten, tha guvernatori rajonal Valentin Reznichenko.

“Raketat goditën një industri dhe një rrugë të frekuentuar në vendin fqinj,” tha guvernatori në faqen e tij në Facebook.

“Sulmi rus vrau tre persona dhe plagosi 15 të tjerë. Jemi duke shqyrtuar shkallën e dëmit”, shtoi ai.

Ndërkohë më  herët ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, ka njoftuar se në Kiev kanë mbërritur sistemet e para raketore M270.

Megjithatë autoritetet vendase mbajtën sekret vendin që i ka ofruara Ukrainës sistemet M270.

“Sistemet M270 do të shoqërojnë raketat HIMARS-in në fushën e betejës ,” shkruan  në Twitter ministri Oleksiy Reznikov, duke iu referuar sistemeve të dhuruara nga SHBA që Ukraina thotë se i ka përdorur për të goditur depot ruse të municionit.

Kievi ka thënë se ka bombarduar më shumë se 30 objektiva ruse në javët e fundit, duke minuar aftësinë sulmuese të forcave ruse.

Ndërkohë paktën 23 civilë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia nga raketat ruse./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit