28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ukraina zbulon një skemë të madhe korruptive në ushtri

- Advertisement -

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se ka zbuluar një skemë për përvetësimin e rreth 40 milionë dollarëve të destinuara për të blerë predha mortajash për ushtrinë e këtij shteti.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi mbrëmjen e 27 janarit se pesë persona janë akuzuar për këtë skemë dhe një prej tyre u arrestua teksa po tentonte të largohej nga shteti. Nëse gjenden fajtorë, ata mund të dënohen deri me 12 vjet burgim, shkruan REL.

Hetimi erdhi përderisa Kievi po tenton të luftojë korrupsionin me qëllim që të përshpejtojë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO. Zyrtarët e dy këtyre institucioneve kanë kërkuar reforma të gjera para se Kievi të mund të anëtarësohet.

SBU-ja tha se hetimi “ka ekspozuar zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes dhe menaxherët e furnizuesit të armëve, Lviv Arsenal, që vodhën pothuajse 1.5 milion hryvnya [monedha kombëtare e Ukrainës] për blerjen e predhave”.

“Sipas hetimit, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe krerët e kompanive të lidhura ishin të përshirë në këtë skemë mashtrimi”.

Sipas hetimit, me paratë është dashur të blihen 100.000 predha të mortajave për ushtrinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit