15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Ukraina merr statusin e vendit kandidat për në BE, Zelenskyy: Një moment unik dhe historik

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi vendi që ai drejton mori sot formalisht statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, lideri ukrainas falenderon liderët e BE-së që i dhanë sot Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Ky hap për Zelensky-n është historik dhe unik për marrëdhëniet Ukrainë-BE. Presidenti ukrainas falenderoi presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por edhe liderët e tjerë të BE-së për mbështetjen.

Udhëheqësit evropianë e pranuan zyrtarisht Ukrainën si një kandidate për t’u bashkuar me BE-në të enjten, një lëvizje kjo cilësuar si e guximshme gjeopolitike e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, por një kujtesë se blloku 27-vendesh do të ketë nevojë për një rishikim të madh ndërsa duket të zgjerohet përsëri.

Megjithëse Ukrainës dhe Moldavisë fqinje mund t’i duhen më shumë se një dekadë për t’u kualifikuar për anëtarësim, vendimi në samitin dy-ditor të BE-së është hap simbolik që sinjalizon synimin e bllokut për të arritur thellë në ish-Bashkimin Sovjetik. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit