24 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Lufta në Ukrainë, Trump: ShBA ka paguar më shumë miliarda se BE-ja, duhet të jetë e kundërta

- Advertisement -

Ish presidenti amerikan, Donald Trump thotë se SHBA ka dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën se sa BE-ja, gjë që sipas tij, duhet të ishte e kundërta. Në një intervistë për revistën “Time”, Trump, i cili kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë, u shpreh:

“Unë nuk dua që të ndodhë ndonjë e keqe me Evropën, unë e dua Evropën, njerëzit e Evropës, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Evropën. Por ata përfitojnë si për NATO-n ashtu edhe për Ukrainën. Ne kemi paguar shumë miliarda të tjera ndaj Ukrainës duhet të jetë kështu, duhet të jetë e kundërta”.

Ai thotë se evropianët duhet të mbajnë peshën kryesore të ndihmës për Kievin, pasi “ata janë shumë më të përfshirë ndërsa ne kemi një oqean në mes”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit