Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Emrush Ujkani ka vlerësuar se Kosova aktualisht është në një situatë të pafavorshme për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Ujkani këtë e ka thënë duke përmendur faktin se presidencën e BE-së aktualisht e kryeson Hungaria, e cila është një nga vendet që ka bllokuar këtë gjë.
“Për momentin kemi një situatë jo shumë të përshtatshme që shkon në favorin tonë. BE-në e udhëheq një vend i cili nuk e ka në politikën e vet të jashtme mirë të definune, por ka probleme me udhëheqjen e presidencës së BE, sepse kontestohet nga vet vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.
Ujkani i cili është edhe Drejtor i Këshillit të Investitorëve Evropian, ka thënë se në Këshillin e Ministrave i takon vendit që udhëheqë me presidencën ta marrë iniciativën që në këtë rast i bije që duhet ta bëjë Hungaria.
“Në vendim marrjen e BE-së iniciativa duhet të vijë nga Komisioni Evropian sespe ai e ka iniciativën ligjore, por që në kuadër të këshillit të ministrave të BE-së i takon vendit i cili udhëheq presidencën dhe ka pas informata që Hungaria është një prej vendeve që e ka blloku”, tha Ujkani.
Ujkani ka thënë se Komisioni Evropian ka përgatit trenin që masat të hiqen.
BE kishte vendosur masa ndaj Kosovës për shkak siç thuhej nga BE mosmarrjen e masave nga Kosova për shtensjonim të situatës në veri, të cilat ishin shkaktuar nga serbët lokal.