U raportua e zhdukur – Gjendet e vdekur gruaja në Deçan

- Advertisement -

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan.

Kjo është konfirmuar nga Driton Rugova- zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës për Indeksonline.

”Sot me datën 14.05.2026, rreth orës 14:00, pas kërkimeve të bëra është gjetur një person i gjinisë femrore, ne ujë në fshatin Broliq-Deçan, në vendin e ngjarjës nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa nga familjarët është bërë identifikimi i saj e cila ishte shpallur si person i zhdukur me datë 12.05.2026, me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”

Theksojmë se viktima u raportua e zhdukur ditën e 12 majit, ndërsa u gjet sot, dy ditë më vonë.

Të ngjashme

Të fundit