Kurti vizitoi punimet për restaurimin e Kishës Katolike në Ferizaj

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Kishën Katolike në Ferizaj, restaurimi i së cilës pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.

 

Teksa pa nga afër punimet e kryera gjatë fazës së dytë, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se restaurimi, krahas Kishës, përfshin investime në kompleksin e saj në tërësi, në oborr dhe kuvendin e motrave të nderit.

“Kisha katolike nuk ka qenë vetëm objekt lutje edhe besimi, por njëkohësisht edhe solidariteti dhe ndihme”, tha ai.

 

Vlera e gjithmbarshme e këtij investimi në Kishën Katolike të Ferizajt, e cila këtë muaj mbush 100 vjet, është 1.78 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit