Instituti i Historisë “Ali Hadri” promovoi botimet e këtij instituti më 2024 dhe më 2025, gjithsej 16 libra të rinj. Promovimi u bë 58-vjetorin e themelimit të këtij instituti raporton Ekonomi Online.
Drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”,Teuta Shala-Peli, vuri theksin te rrugëtimi i institutit në këtë hark kohor.
“Sot në këtë ditw të shënuar jemi mbledhur për të festuar 58-vjetorin. Për më shumë se pesë dekada Instituti në rrugëtimin e gjatë kishte shumë sfida. Që nga momenti që kam marrë drejtimin e institutit, prioriteti ka qenë forcimi i bashkëpunimit. Deri më tani kemi bërë marrëveshje me shumë institute. Ndodhemi në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja. Falë këtij bashkëpunimi, botimet tona janë në biblioteka gjithandej. Në ditën e themelimit të tij po botojmë 16 botime. Kemi publikuar online 49 numra të revistës “Kosova”, tha Shala-Peli.
Ajo me këtë rast, nderoi me mirënjohje Shemsie Ukën dhe Afrim Hamiti për kontributin e dhënë.
për Institutin e Historisë.
Edhe historiani Arbër Hadri vlerësoi se është bërë një punë produktive.
“Veprimtari shkencore dhe botuese gjatë pjesës së dytë të vitit 2024 e deri më tani ka qenë mjaft produktive në realizimin e projekteve. Instituti ka realizuar konferenca, tryeza shkencore… Ky vit ka qenë i mbarë edhe në bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Hadri.