Kurti: Etno Festi vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se festivali Etno Fest vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit e trashëgimisë, historisë dhe krijimtarisë bashkëkohore.

Ai ka njoftuar se mbrëmë ishte në këtë festival ku ndoqi shfaqjen “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, të autorit Enver Dugolli.

“Në edicionin e tij të 16-të, nën temën “Kujtesa”, Etno Festi vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, trashëgimisë, historisë dhe krijimtarisë bashkëkohore. Një festival ku e kaluara nuk ekspozohet vetëm për t’u kujtuar, por për t’u kuptuar, për të menduar dhe për t’ua përcjellë atë brezave që vijnë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se rrëfimi i Enverit nuk është vetëm kujtim personal, ai është dëshmi e një kohe të rëndë, e vuajtjeve të të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet e Serbisë, e dhunës sistematike, e qëndresës dhe e mbijetesës. Në qendër të kësaj kujtese është edhe Masakra e Dubravës, një prej krimeve më të rënda e mizore të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Kuri ka njoftuar se ka vizituar edhe ekspozitën e këtij edicioni.

Të ngjashme

Të fundit