9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

U përplas nga kamioni teksa i shpëtoi jetën 1-vjeçarit, ndërron jetë “dadoja heroinë”

- Advertisement -

Mediat amerikane e përshkruajnë si dadoja heroinë 52-vjeçaren Arcellie Muschamp, e cila ndërroi jetë për shkak se u plagos rëndë nga një kamion teksa përpiqej të shpëtonte një fëmijë një vjeç nga vdekja e sigurt. Muschamp shtyu nga rruga e kamionit fëmijën 1 vjeçar për të cilin kujdesej, por nuk arriti të largohej dot dhe vetë.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua menjëherë një operacioni në tru dhe qëndroi dy javë në koma, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shoferi i kamionit qëndroi në vendngjarje pas aksidentit, por nuk është ngritur ende asnjë akuzë ndaj tij. Megjithatë vajza e Muschamp beson se shoferi duhet të akuzohet penalisht. “Shoferi ishte plotësisht në faj. Ai nuk arriti të manovronte në kohë”-tha Rahzel Muschamp pas përplasjes.

Babai i fëmijës Patrick Mullen tha se Muschamp do të jetë përgjithmonë “ëngjëlli mbrojtës” i fëmijës së tij. “Fatkeqësisht Celi e kishte të pamundur t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq e rrethuar nga njerëzit e dashur. Gruaja ime dhe unë e quajmë atë si engjëllin mbrojtës të djalit tonë, Rowan“- tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit