25.2 C
New York
Wednesday, July 17, 2024

Buy now

“Minjtë paskan filluar të hedhin valle”. Antonela publikon urimin ironizues, me kë e ka ish-banorja e “Big Brother VIP”?

- Advertisement -

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, u konsiderua një nga lojtaret më provokuese dhe problematike në garë, duke krijuar konflikte të ndryshme e duke i bërë banorët vazhdimisht të dalin nga vetja.

Pas daljes nga shtëpia ajo shprehu se mund ta kenë penalizuar disa situata, duke veçuar debatin e ashpër që pati me Big Mamën.

Tashmë, një javë pas eleminimit të saj, Antonela ka thumbuar konkurrentët që janë ende në lojë, duke i bërë një urim ironizues pasi ka parë deklaratat që ata kanë bërë për të.

Mesa duket, ish-konkurrentja e “Për’Puthen” ka parë biseda që nuk i kanë pëlqyer midis banorëve, që duket se e kanë komentuar për keq.

Në një story të postuar në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo ka shkruar:

“Kur macja nuk ishte, minjtë paskan filluar të hedhin valle. Relax, është thjesht një show”

Më pas, ajo ka postuar edhe foton e dy minjve me numrin “22” si një formë urimi ironizues për banorët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit