5.1 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

“U lejua për arsye humanitare” – Specialja reagon për vizitën e Hashim Thaçit në Kosovë

- Advertisement -

Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha se vizita u lejua për arsye humanitare, raporton klankosova.tv.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.

Aktualisht, Thaçi gjendet në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ku ka shkuar për ta vizituar babain e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit