Zyrtari i LDK-së, Arben Gashi konfirmoi se nuk është pjesë e Kryesisë së re të partisë, pas publikimit të saj.
Ai tha se kishte propozuar reforma dhe unitet brenda partisë, por pa mbështetje në votim.
“Unë nuk jam pjesë e Kryesisë së re të LDK-së”, deklaroi Gashi.
Sipas tij, hendeku me votuesit është pasojë e mungesës së guximit për ndryshim.
“Hendeku mes LDK-së dhe votuesit… është pasojë e mungesës së guximit për të ndryshuar”, tha ai.
Gashi theksoi nevojën për “lidership dhe energji të re.”
“Besimi nuk kërkohet – fitohet… Ndryshimi nuk pret – bëhet”, u shpreh ai.






