8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“U koordinuan me Radojçiqin” – VV del me nje video ku akuzon qeveritë e kaluara për Veriun

- Advertisement -

Derisa vet u koordinuan me kryekriminelin Millan Radojçiq, Lëvizja Vetëvendosje përmes një video ka kritikuar qeveritë e kaluara për veriun.

Me një video që kjo parti ka publikuar në Facebook, kanë thënë se dikur nuk lejohej ndërtimi i shtëpive në veri, ndërsa sipas tyre me qeverisjen e Kurtit tani po bëhet një gjë e tillë.

Në postim tutje thuhet se kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve.

Postimi i plotë:

Në veri të vendit dikur lejohej ndërtimi vetëm i villave të Radojçiqit, sot atje po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është “dhuratë e Rankoviqit”.

Për këto 4 vite qeverisje është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë zonë edhe nga aspekti infrastrukturor, janë shtruar shumë rrugë e po ndërtohen shumë shtëpi. Tash është në përfundim edhe rruga Bare-Selac në gjatësi prej 8.4Km që ka një rëndësi të veçantë për banorët por edhe gjithë sigurinë e vendit.

Kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve. Heqja dorë e të gjitha qeverisjeve ka bërë që pos presioneve të dhunshme për largim nga ato zona njerëzit të mos kenë as perspektivë jetese në mungesë të shërbimeve elementare për jetë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit