Sulmuesi Agim Zeka mori ftesë nga Shqipëria për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ishte kjo ftesa e parë për Zekën në kombëtaren A të Shqipërisë.
E për këtë, ai u shpreh shumë i lumtur.
“Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj vendin tim!”, shkroi Zeka.
Sulmuesi Zeka është nga Kosova, ndërsa luan për Partizanin e Tiranës.
25-vjeçari ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Drita, Prishtina e Drenica. Së fundi ishte tek Erzeni e tani është te Partizani.