15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Tym i zi në protestën para Qeverisë, Molliqaj: Marrëveshja në Ohër paraqet “zymtësi” për Kosovën

- Advertisement -

Në protestën e sotme të PSD-së, ka folur para qytetarëve kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Në fjalën e tij, Molliqaj ka deklaruar se gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, Kosovës i ka sjellur vetëm ‘zymësi’.

Molliqaj ka thënë se edhe marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit, i sjell ‘zymësi’ Kosovës.

Ndërkohë aktivistët e tjerë të PSD-së kanë improvizuar edhe me një lloj tymi, për të treguar atë që Molliqaj e quan “humbje të perspektivës së Kosovës”

“Kjo marrëveshje paraqet zymtësi dhe i ftojmë qytetarët që ta kundërshtojnë”, ka thënë Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit