18.1 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Masakra në Celinë, Fortesë e Brestoc, Osmani: Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë

- Advertisement -

Presidentja Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave nga regjimi gjenocidal i Serbisë, në të cilat u vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.

Në një deklaratë presidentja Osmani thekson se në këtë nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë.

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.

Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së.

Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë.

Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë.

Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme.

Qoftë i përhershëm kujtimi për civilët dhe dëshmorët!.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit