7.5 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Tuchel e pranon se ende ndien dhimbje nga shkarkimi që i bëri Chelsea brenda pesë minutave

- Advertisement -

Trajneri Thomas Tuchel thotë se ende është duke ndjerë dhimbje nga shkarkimi që i bëri Chelsea.

Në konferencë për shtyp, tekniku gjerman tregoi si Chelsea e kishte shkarkuar në një takim pesëminutësh në momentet kur ai mendonte se gjërat po përmirësohen.

“Ishte shok. Takimi zgjati vetëm 3-5 minutave në orën 8 të mëngjesit. Menduam se ishim në vendin e duhur për të arritur gjëra të mëdha dhe të qëndrojmë më gjatë. Kishim lidhje të shkëlqyeshme me stafin. Vazhdojmë t’i kemi”.

“Sa kohë për t’u shëruar nga kjo? Ende na dhemb që nuk i shohim ata njerëz për çdo ditë”.

Tuchel tani ndihet i lumtur që i është rikthyer pasionit të tij, duke marrë drejtimin e Bayern Munich duke shtuar se shakatë brenda dhomës së zhveshjes i kishin munguar.

“E kam thënë edhe më parë, e dua këtë punë. Kam pasion. Java këtu (te Bayern Munich) ishte shumë kërkuese, por nuk ka vend më qesharak se dhoma e zhveshjes ose stafi i futbollit. Ka shumë dashuri, kënaqësi, shumë shaka. Kjo më ka munguar më së shumti”.

“Te Chelsea ndërtuam diçka të jashtëzakonshme si lidhje gjaku. Ishim shumë të fortë si grup dhe nuk ishte në dorën time vendimi për t’u larguar. Nuk isha më pjesë e atij grupi, ishte si familje. Tani kam pritur një sfidë të re”.

“Jam i lumtur që jam kthyer në një klub shumë ambicioz dhe të madh dhe menjëherë ndjej energjinë. Unë kam ende një lidhje të mirë me lojtarët e (Chelsea). Ne ende shkëmbejmë mesazhe. Kam ende shumë miq atje dhe kjo nuk do të përfundojë për shkak të një pune të re”.

“Gjithmonë do të ketë njerëz në industrinë e futbollit që thonë se jam i vështirë apo i komplikuar. Nuk mendoj se e kam të vështirë të punosh. Mendoj se jam i lehtë për t’u përballuar”, nënvizoi ai.

Tuchel do ta nis si trajner i Bayern Munichut në një përballje ndaj rivalit direkt për titull, Borussia Dortmundit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit