Tuchel: Do të merrja lojtarët të Cityt te Anglia edhe nëse luajnë në ligën e dytë

- Advertisement -

Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se do të merrte sërish në konsideratë përzgjedhjen e lojtarëve të Manchester Cityt për kombëtaren e Anglisë, edhe nëse klubi do të binte nga Premier League në Championship sezonin e ardhshëm.

Ai tha se do t’i shqyrtojë rastet veç e veç në kërkim të përzgjedhjes së formacionit më të mirë.

“Gjithmonë ekziston mundësia”, pohuar gjermani.

“Mendoj se gjithmonë do të përpiqem të zgjedh ekipin më të mirë për grumbullimin, për ndeshjen apo për turneun dhe nuk do ta përjashtoj kurrë mundësinë që një lojtar të mos luajë në elitën e futbollit në vendin e tij”.

“Prandaj, duhet ta shqyrtosh çdo rast veçmas.”

Të ngjashme

Të fundit