0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Truproja shprehu dashurinë për Wanda Naran, Icardi e pushon nga puna

Çifti Wanda Nara dhe Mauro Icardi ndoshta presin që 2021 të mbyllet sa më parë pasi nuk kanë fund problemet dhe telashet.

Flirti i sulmuesit me modelen argjentinase, China Suarez që desh çoi në divorc lojtarin dhe Wanda Narën, e më pas padia për pastrim parash tronditën jetën e tyre por sot ka një tjetër kapitull.

Siç mësohet tani është Mauro Icardi që ka marrë rolin e xhelozit pasi nuk e ka pëlqyer aspak afrimin e truprojës me bashkëshorten e tij.

Agustin Longueira mori shumë fame kohët e fundit pasi shihej kudo me Wanda Narën dhe për ish ushtarakun ndoshta kishte londur diçka madje e tha hapur edhe vetë.

Ai ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet me disa followers të cilët e kanë ngacmuar së tepërmi por ai nuk është stepur.

“Të pëlqen Wanda”, e pyëtën truprojën dhe ai u përgjigj “E dua”. Ata e pyetën se çfarë ndjen për Wandën, “Shumë dashuri” ishte përgjigja e Longueiras ndërsa në një pyetje tjetër nëse do të niste një raport me një grua të martuar, ai konfirmoi me një “Po”.

Me t’u publikuar ky lajm, Mauro Icardi ka marrë menjëherë masa dhe ka pushuar nga puna truprojën e bashkëshortes duke u bërë ai tani viktimë e xhelozisë por ndoshta kjo është edhe “karma”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit