Trumpi thotë se bisedimet me Iranin janë duke vazhduar me ritëm të shpejtë

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet me Iranin janë duke vazhduar, pavarësisht një raporti se Teherani i kishte pezulluar negociatat e tërthorta me Uashingtonin për t’u dhënë fund armiqësive.

“Bisedimet janë duke vazhduar, në një ritëm të shpejtë, me Republikën Islamike të Iranit” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjetin “Truth Social”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, “Tasnim”, më herët raportoi se Teherani do t’i ndërpriste bisedimet e tërthorta me ShBA-në, pasi Izraeli i urdhëroi trupat e veta për të hyrë më thellë në Liban.

Në intervista përmes telefonit pas këtyre raportimeve, Trumpi tha se nuk ishte njoftuar se Irani do t’i pezullonte bisedimet me Uashingtonin.

“Ata nuk na kanë njoftuar për këtë” – i tha Trumpi një televizioni amerikan.

Në një intervistë tjetër, presidenti amerikan tha se nuk do të mërzitej nëse bisedimet do të merrnin fund.

Të ngjashme

Të fundit