Trump thotë se vizita e Mbretit Charles do të zhvillohet, pavarësisht sulmit të mbrëmshëm

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se vizita e Mbretit Charles në Washington, do të zhvillohet këtë javë, pavarësisht sulmit të ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nga Fox News nëse planet kanë ndryshuar pas të shtënave, Trump u përgjigj se vizita do të ndodh ndërsa se e pret me padurim takimin me të.

“Së pari, Mbreti Charles po vjen dhe është një njeri i shkëlqyer. Ne mezi po e presim. Ai është vërtet një person fantastik dhe një përfaqësues i jashtëzakonshëm. Dhe është i guximshëm,” tha Trump, duke iu referuar betejës së mbretit me kancerin.

“Është gjithashtu një mik i imi prej kohësh. Ai po vjen dhe do të kalojmë shumë mirë. Ai përfaqëson vendin e tij si askush tjetër,” përfundoi presidenti.

Kutjojmë se në natën e mbrëmshme, ka ndodhur një sulm atentat gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Të ngjashme

Të fundit