4.1 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Trump thotë se askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është pyetur mbi planin për palestinezët në Gaza.

Trump nga Zyra Ovale tha se asnjë palestinez nuk do të dëbohet nga Gaza, teksa pati polemika edhe me gazetarin e Zërit të Amerikës.

“Askush nuk po dëbon asnjë palestinez”, u përgjigj shkurt Trumpi, teksa e pyeti gazetarin se “me kë jeni?”, e gazetari u përgjigj se ishte me Zërin e Amerikës.

Gazetari i rrjetit transmetues ndërkombëtar i financuar nga qeveria federale mori një tjetër përgjigje nga Trumpi i cili tha se “nuk është çudi”, shkruan NBC.

Muajin e kaluar, Trump tha se palestinezët nuk do të lejohen të kthehen në Rripin e Gazës si pjesë e planit të tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e territorit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit