Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja dhe Irani janë shumë afër një marrëveshjeje.
Ai ka thënë se Teherani nuk mund të ketë armë bërthamore, raporton CNN.
“Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe ne po sillemi shumë mirë me ta. Ne nuk duhet të kemi armë bërthamore… ky është një faktor i madh. Dhe ata janë të gatshëm të bëjnë gjëra sot që nuk ishin të gatshëm t’i bënin dy muaj më parë”, tha Trump.
Në një deklaratë për media, duke dalë nga Shtëpia e Bardhë, Trump është shfaqur optimist për negociatat.
“Duket shumë mirë që do të bëjmë një marrëveshje me Iranin dhe do të jetë një marrëveshje e mirë. Do të jetë një marrëveshje pa armë bërthamore”, tha ai.
Sipas tij, negociatat e ardhshme të SHBA-së me Iranin mund të ndodhin gjatë fundjavës.
Ai është përgjigjur edhe lidhur me afatin kohor për të pezulluar pasurimin e uraniumit të Iranit.
“Kemi një deklaratë, një deklaratë shumë të fuqishme se ata nuk do të kenë, përtej 20 vjetësh, se nuk do të kenë armë bërthamore… nuk ka një kufi 20-vjeçar”, tha Trump.






