Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka urdhëruar që ndihma ushtarake për Ukrainën të pezullohet pas debatit të tij të së premtes në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklauar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në paqe. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, ka deklaruar zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar tjetër tha se pauza do të zbatohet për të gjitha pajisjet ushtarake që nuk janë ende brenda Ukrainës.
Të premten në Shtëpinë e Bardh pati një përplasje në mes të Zelnskyt dhe Trump