Trump nuk kthehet në SHBA me Air Force One: Jam objektivi numër një i Iranit për t’u vrarë

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi është objektivi kryesor i Iranit për një atentat.

Në konferencën për mediat pas Samitit të NATO-s në SHBA, Trump këmbënguli se operacioni ushtarak kundër Iranit ishte një “sukses i jashtëzakonshëm ushtarak”, duke shtuar se ai pengoi Teheranin të pajisej me armë bërthamore.

Ai i cilësoi negociatorët iranianë si “paksa të çmendur”, ndërsa pretendoi se brenda një dite ishin shkatërruar të gjitha sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore.

“Brenda një dite, të gjitha sistemet e tyre kundërajrore janë zhdukur… gjithçka është zhdukur. Udhëheqësit e tyre janë zhdukur. Ata kanë një grup tjetër udhëheqësish, mund të jenë zhdukur. Kush e di?”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu deklaratat e tij të mëparshme, duke i quajtur drejtuesit iranianë “llum”, ndërsa shtoi: “Edhe unë mund të jem larguar, sepse jam objektivi i tyre numër një”.

NHë vitin 2024, fushata e Trump njoftoi se ishte informuar nga shërbimet amerikane të inteligjencës për ekzistencën e komploteve iraniane që synonin vrasjen e tij. Në atë kohë, autoritetet iraniane nuk komentuan mbi këto pretendime.

Të ngjashme

Të fundit