Gjatë vizitës së tij në ShBA, Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit, u takua me Donald Trumpin, kandidat i Partisë Repbulikane për president, dhe me Kamala Haris, me shumë gjasë kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e nëntorit për president.
Vizita e Netanyahut ishte një përpjekje për të ndihmuar në vendosjen e marrëdhënieve me cilindo prej kandidatëve që hyn në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Jerusalem Post.
Në një shkrim të JP, citohet se kandidati republikan për president, Donald Trump, sulmoi kundërshtaren e tij demokrate dhe vuri në dyshim se si mund të votonin hebrenjtë për të gjatë një takimi që zhvilloi të premten me kryeministrin Netanyahu në Mar-a-Lago në Palm Beach Florida.
“Unë në fakt nuk e di se si një person që është hebre mund të votojë për të, por kjo varet nga ata” tha Trump ndërsa u ul përballë tryezës nga Netanyahu.