Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar paralajmërime të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se “koha po mbaron” për Teheranin.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se Irani duhet të veprojë “shpejt”, përndryshe “nuk do të mbetet asgjë prej tyre”.
“Për Iranin, koha po mbaron dhe është më mirë të lëvizin SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA PO MBARON!”, shkroi ai.
Mesazhi i Trump u publikua vetëm pak orë pas bisedës telefonike që ai zhvilloi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.






