Trump lavdëron Messin para finales së Botërorit: Është shumë e vështirë të vësh bast kundër tij!

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndarë vlerësimin e tij për Lionel Messin në prag të finales së Kupës së Botës, duke e cilësuar argjentinasin si një futbollist të jashtëzakonshëm dhe faktor vendimtar për ekipin e tij.

I pyetur për parashikimin e finales, Trump u ndal fillimisht te një nga asistimet e Messit, duke shpjeguar se ajo e bën të vështirë të parashikosh humbjen e Argjentinës.

“Është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. E pashë atë pasim… ose më mirë ta quajmë pasim vendimtar. Ishte absolutisht perfekt.”

Trump theksoi se, ndonëse edhe bashkëlojtari i Messit tregoi cilësi të mëdha për ta konkretizuar aksionin me kokë, merita kryesore i takonte argjentinasit për mënyrën se si e ndërtoi rastin.

“Sigurisht që edhe bashkëlojtari i tij duhet të ketë talent të madh për ta goditur topin me kokë në atë shpejtësi, por vetë pasimi ishte perfekt. Nëse ekzistonte një vend ideal ku duhej të mbërrinte topi, Messi e vendosi pikërisht aty.”

Presidenti amerikan shtoi se e kishte ndjekur me vëmendje edhe gjithë aksionin që i parapriu asistimit, duke mbetur i impresionuar nga lëvizjet e Messit.

“Pashë edhe mënyrën se si e kaloi mbrojtësin. Ishte i markuar ngushtë, pastaj papritur mbeti i lirë dhe e luajti topin në mënyrë mjeshtërore.”

Në fund, Trump përsëriti bindjen e tij se është shumë e vështirë të parashikosh një humbje të Argjentinës kur në fushë është Lionel Messi.

“Prandaj them se është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. Ai është një lojtar i madh.

 

Të ngjashme

Të fundit