Finalja e Kupës së Botës/ Spanja – Argjentina, publikohen formacionet zyrtare

- Advertisement -

 

Tashmë është gjithçka gati. Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në finalen e madhe të Kupës së Botës.

 

Rreth një orë e gjysmë para nisjes së takimit, të dy trajnerët Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni kanë publikuar formacionet zyrtare të takimit, shkruan Arbresh.info.

 

Spanja nuk ka ndryshuar asnjë lojtar nga gjysmëfinalja me Francën dhe do të nis edhe finalen me ata lojtarë.

 

De la Fuente edhe një herë tjetër është treguar i guximshëm duke lënë Pedrin në bankë në një ndeshje kaq të madhe.

 

Formacioni i Spanjës:

 

 

 

Ndërsa, ka bërë disa ndryshime nga gjysmëfinalja me Anglinë. Këtë herë nga minuta e parë do të nis Nico Gonzales, teksa vijës së sulmit i prijnë sërish Messi e Alvarez.

 

Po ashtu Rodrigo de Paul rikthehet të luaj nga minuta e parë në finale.

 

Formacioni i Argjentinës:

 

 

 

Spanja do të tentojë ta fitojë Kupën e Botës për të dytën herë, teksa Argjentina për të dytën herë me radhë dhe të katërtën në histori.

Të ngjashme

Të fundit