Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se Irani ka humbur shumicën e kapacitetit të tij për prodhimin e raketave dhe dronëve dhe se i ka mbetur vetëm “21-22 për qind” e stokut të raketave.
“Shumica e fabrikave të dronëve janë shkatërruar, shumica e platformave të lëshimit janë shkatërruar dhe shumica e zonave të prodhimit të raketave janë shkatërruar”, tha Trump në një intervistë për NBC News.
“Ata ende kanë kapacitet. Kanë disa raketa, kanë disa dronë”, shtoi ai.
“Do të thosha në përqindje, ndoshta 21-22 për qind të raketave të tyre. Janë shumë raketa, por nuk është si më parë kur filluam sulmin”, theksoi Trump.
I pyetur pse Irani ende nuk ka pranuar një marrëveshje për t’i dhënë fund përhershëm luftës që filloi më 28 shkurt, pavarësisht, siç tha ai, “shpresës së tyre për zgjidhje”, Trump u përgjigj: “Ata janë krenarë dhe ka gjëra që kurrë nuk menduan se do t’i bënin, por tani do të detyrohen t’i bëjnë. Nuk kanë zgjedhje dhe kjo merr pak kohë”.
I pyetur pse nuk arriti një marrëveshje më të mirë pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin gjatë mandatit të tij të parë, ai tha: “Duhet vite për t’i bërë këto gjëra. Këta njerëz kanë luftuar për 47 vjet.






