16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Trump ende mund të garojë për president të ShBA-së: Qe pse

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u akuzua nga një juri e madhe të enjten në New York- por kjo nuk nënkupton se kampanja e tij presidenciale për vitin 2024 ka marrë fund.

Trump, që shpalli kandidaturën e tij në nëntor, edhe më tutje mund të garojë për president, shkruan CNN,

“Asgjë nuk e ndalon Trump të garojë teksa është i akuzuar, ose madje i dënuar”, tha Richard Hasen, profesor i së drejtës në Universitetin e Kalifornisë.

Kushtetuta kërkon vetëm tre gjëra prej kandidatëve:

  • Të jetë qytar i lindur në ShBA;
  • Të jetë së paku 35-vjeçar;
  • Të jetë banorë resident i ShBA-së për së paku 14 vite.

Si një çështje politike, mund të jetë edhe më e vështirë për një kandidat të akuzuar, që mund të bëhet i dënuar, të fitojë vota. Gjyqet nuk i lënë kandidatët të ecin tutje në mënyrën më të mirë, por kjo nuk i pamundëson që ata të garojnë ose të zgjidhen.

Ka disa fusnota në Kushtetutë dhe në amadamentet 14 dhe 22, asnjë prej të cilave nuk përdoret tani për tani në rastet e Trump që besohet se janë përafërsisht të një dënimi formal.

Limitet kohore. Amadamenti i 22-ti ndalon çdokënd që ka qenë dy herë president të garojë përsëri (duke nënkuptuar se është zgjedhur 2 herë ose ka shpërbyer një pjesë të mandatit të dikujt tjetër dhe pastaj të tij apo saj). Kjo nuk vlenë për Trump pasi që ai ka humbur zgjedhjet e vitit 2020.

Impeachment. Nëse nje person përballet me impeachment nga Shtëpia e Bardhë dhe pastaj dënohet nga Senati për krim të lart, ai ose ajo largohet nga zyra dhe diskualifikohet nga detyra përsëri. Trump, edhe pse është përballhur dy herë me impeachment gjatë mandatit të tij, ai kishte shpëtuar gjithashtu dy herë nga Senati.

Diskualifikimi. Amadamenti i 14-të përfshinë një “klauzolë të diskualifikimit”, të shkruar specifikisht me një sy kah ish-ushtarët Confederate.

Akuza në New York që ndërlidhet me një pagesë drejt një aktore e filmave për të rritur nuk ka të bëj asgjë me rrebelim ose trazira.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit