Cole Palmer pritet të lihet jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës 2026.
Kështu së paku raporton ESPN, pas lajmeve që do të mungojnë, mes të tjerëve, edhe Phil Foden dhe Harry Maguire.
Ylli i Chelseas sivjet pati një sezon të vështirë me mungesa të gjata shkaku i lëndimeve, por sidoqoftë mungesa e tij lë shumë fansa gojëhapur.
Maguire veçse e konfirmoi se nuk ka marrë ftesë për të shkuar me Tre Luanët në Amerikë.






