Kurti njofton pakon e re, këto kategori përfitojnë

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje para mendiave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me pakon prej 200 milionësh si formë mbështetëse për qytetarët e Kosovës.

Kurti tha se ka marrë vendim si qeveri që të shpërndajë një pako për qytetarët e Kosovës.

‘’Për derisa kostoja e jetësës po vazhdon të rritet, blloku opozitar refozuan pakon mbështetëse, mirëpo qeveria jonë nuk mund të qëndrojë duarkryq. Për këtë kemi vendosur që si Qeveri të shpërndajmë 100 euro për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punëtorët e sektorit privat, dhe 100 euro për studentët aktiv’’ka thënë Kurti.

Ai tha se për kategorinë e pensionistëve dhe fëmijëve nuk duhet të ketë nevojë për aplikim ndërsa për punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të bëhet përmes një aplikimi

Të ngjashme

Të fundit