28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Tronditet Benjamin Netanyahu, partneri i koalicionit gati të braktisë qeverinë

- Advertisement -

Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite, Benny Gantz pritet të njoftojë tërheqjen e partisë së tij të Unitetit Kombëtar nga qeveria e koalicionit, duke vënë në pikëpyetje mbijetesën e qeverisë së udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.

Ai njoftoi në mesin e muajit të kaluar se partia që udhëheq do të tërhiqej nga qeveria e koalicionit nëse një plan për menaxhimin e pasluftës të Gazës nuk konsolidohej dhe miratohej deri më 8 qershor, raporton The Times of Israel.

Netanyahu më pas e akuzoi atë se “i dha një ultimatum kryeministrit, në vend të Hamasit” dhe se përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte “fundin e luftës dhe humbjen e Izraelit, lirimin e shumicës së pengjeve, largimin e Hamasit në pushtet dhe krijimi i një shteti palestinez”.
Sipas mediave izraelite, nuk ka negociata të vazhdueshme apo përpjekje nga partitë e koalicionit për të kapërcyer hendekun dhe Gantz pritet të respektojë ultimatumin e mëparshëm pasi nuk ka pasur diskutim rreth kërkesave të tij.

Transmetuesi publik izraelit, Khan raportoi të enjten, pa cituar burime, se qeveria amerikane ishte përpjekur të bindte Gantzin të vononte largimin e planifikuar mes përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim në Gaza.

Ndryshe, kabineti i luftës izraelite u krijua pas sulmit terrorist të militantëve palestinezë më 7 tetor të vitit të kaluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit