28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haxhiu për anulimin e Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

- Advertisement -

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, tha se vendimi për anulimin e Listës së çmimit të barnave është fitore për qytetarët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se me këtë vendim u dëshmua dështimi i qeverisë Kurti në përpjekjen për të rritur çmimet e barnave në interes të kompanive të caktuara farmaceutike dhe në dëm të pacientëve.

“Ky anulim vjen pas reagimit të vazhdueshëm që kemi bërë pas publikimit të Listës së cmimeve të barnave, miratuar nga Qeveria Kurti e ku çmimet e publikuara të barnave ishin shumë më shtrenjtë se sa janë aktualisht në barnatore”, shkroi Haxhiu.

Tutje, Haxhiu tha se kësaj radhe kanë arritur që ta ndalojnë zhvatjen milionëshë në dëm të pacientëve.

“Falenderoj te gjjitha mediat që i kushtuan vëmendje shqetësimit tonë dhe të qytetarëve që kundershtuam rritjen e çmimit të barnave në mënyrë abuzive dhe korruptuese nga ana e qeverisë.

Shikoni të dashur qytetarë se si vetëm në 100 produkte të analizuara qeveria kishte miratuar rritjen e çmimit të barnave, të cilën përkohësisht e ndaluam”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit