Një lajm i gëzueshëm ka ardhur nga familja e Mihrije Brahës dhe Naim Abazit.
Bashkëshortja e djalit të tyre Platorit,, Tringa, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tringa përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi me barkun e rrumbullakosur dhe mbishkrimin “Vajzë apo djalë”.
Gjinia e foshnjës ende nuk është bërë e ditur. Me ardhjen e vogëlushit, Mihrije Braha dhe Naim Abazi do të përjetojnë për herë të parë emocionin e të qenit gjyshër.







