Tri prurjet e reja, Foda thotë se njëri mund të startojë nesër

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda mbajti konferencë për media para ndeshjes me Izraelin nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndër tjera, Foda tha se mund të ndodh që nesër njëri nga tre prurjet e reja në këtë grumbullim të startojë ndeshjen.

“Të gjithë lojtarët e rinj që kanë ardhur qoftë Kamberi, Enisi apo Kurtulushi, i kemi përcjellë. Na kanë lënë përshtypje të mirë. Mund të ndodh qe ndonjëri prej tyre të jetë ne formacion”, tha Foda.

Përballja Kosovë – Izrael luhet nesër nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

Të fundit