Milani ka pësuar një tjetër disfatë në Serie A. Për ekipin kuqezi është humbja e tretë rresht në elitën e futbollit italian. Të dielën humbi nga Lazio me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 27-të. Golin e fitores, Lazio e shënoi në minutën e 98-të. Pedro shënoi nga pika e bardhë.
Golin për 1:0 e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 28-të, ndërsa Milani barazoi rezultatin në minutën e 85-të. Samuel Chukwueze shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar, 1:1.
Milani nga minuta e 67-të luajti me një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit të Strahinja Pavloviqit.
Milani zë vendin e nëntë me 41 pikë, kurse Lazio ngritët në vendin e katërt me 50 pikë.