“Kosova mbi të gjitha”, Hajdari reagon pas lëndimit

- Advertisement -

Albian Hajdari ka reaguar pas lëndimit që e detyron të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Mbrojtësi kosovar ka treguar se, përveç dhimbjes fizike, më e vështirë për të është mungesa nga fusha në një periudhë kur Kosova po lufton për objektivat e saj.

Hajdari ka bërë të ditur se do të rikthehet në Gjermani për të vazhduar rikuperimin, teksa ka shprehur keqardhjen që nuk do të mund ta ndihmojë ekipin në fushë.

“Sot më dhemb jo vetëm lëndimi, por edhe mendimi se nuk do të jem në fushë me Kosovën në ndeshjet e ardhshme.

Për fat të keq, duhet të kthehem në Gjermani për t’u rikuperuar. Lëndimi fizik është një dhimbje më vete, por të mungosh kur e di se ekipi po lufton për Kosovën… kjo dhemb edhe më shumë.

Do të doja të isha aty, bashkë me ju, duke luftuar për çdo top, për çdo minutë dhe për këtë fanellë që për mua do të thotë gjithçka.

Megjithatë, jam dhe do të jem gjithmonë krenar për këtë ekip dhe për gjithçka që kemi arritur deri tani. Kemi treguar karakter, kemi luftuar së bashku dhe kemi bërë që Kosova të jetë aty ku meriton të jetë.

Unë do të jem me ju nga larg.

Kosova mbi të gjitha.

Shihemi së shpejti”, ka shkruar Hajdari.

Hajdari do të mungojë në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Të ngjashme

Të fundit