Interi ka marrë një fitore të madhe sonte në “Giusseppe Meazza”, e cila e afron më shumë te titulli i kampionit në Serie A.
Të besuarit e Christian Chivus fituan 3-0 ndaj Cagliarit.
Pas një pjese të parë pa gola, Interi shkëlqeu në të dytën, duke shënuar tre sosh.
Fillimisht ishte Marcus Thuram që shënoi për 1-0 në minutën e 52-të, me asistimin e Federico Dimarcos.
Katër minuta më vonë, mesfushori italian, Nicolo Barella e dyfishoi epërsinë për Interin.
Golin e tretë dhe goditjen e fundit ndaj Cagliarit e bëri Piotr Zielinski, i cili shënoi në minutën e 92-të për 3-0.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 78 pikëve, 12 më shumë se Napoli që është në vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak.
Rivali i qytetit i Interit, Milani është i treti me 63 pikë, me 15 sosh më pak se zikaltrit.
Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro nga fundi, Interi me këtë fitore ka bërë një hap të madh në rrugën drejt shpalljes kampion në Serie A.






