Ndërmarrja “ Trepça”, ka larguar nga puna punëtorin Xh.T pasi që siç thuhet në vendimin e kësaj ndërmarrje, i njëjti ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe konfliktit të interesit, për arsye se i njejti me vendimin me nr. prot: 809 ka pranuar në punë anëtarin e ngushtë të familjes.
“Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr. prot: 318 të dt.14.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z. Xh.T”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Komisioni Disiplinor
Me datën 14.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. Xh.T.
Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 6 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve me nr. prot: 1544 të datës 20.04.2011 lidhur me nenin 10 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve me nr. prot: 1544 të datës 20.04.2011, për shkak se i njëjti ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe konfliktit të interesit, për arsye se i njejti me vendimin me nr. prot: 809 ka pranuar në punë anëtarin e ngushtë të familjes.
Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr. prot: 318 të dt.14.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z. Xh.