Trepça ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.
Mitrovicasit triumfuan sonte ndaj Bashkimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 77:99.
Për Trepçën ishte kjo fitorja e pestë, krahas një humbjeje – kurse, Bashkimi tani numëron tri humbje dhe tri fitore.
Te “Xehetarët” më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi, Isaiah Ross dhe Brevin Galloway, që shënuan nga 20 pikë secili.
Te prizrenasit u dallua Grant Lozoya, me 21 pikë.
Trepça në xhiron e ardhshme e pret Golden Eagle Yllin, kurse Bashkimi luan në udhëtim ndaj Pejës.