8.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Tre yje të Barcelonës e mbyllën ndeshjen ndaj Benficës me probleme fizike

- Advertisement -

Ishte një paraqitje madhështore ajo e Barcelonës në fitoren me rezultat 1-0 ndaj Benficës në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, veçanërisht duke konsideruar se ata kanë luajtur me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Pau Cubarsi.

Një super gjuajtje nga Raphinha në pjesën e dytë mjaftoi që blaugranasit të rrëmbejnë pikët e plota para duelit të kthimit në ‘Estadi Olimpic’ që do të luhet të martën. 

Sidoqoftë, kjo fitore nuk do të ishte marrë nëse nuk do të ishte sakrifica e disa lojtarëve të tyre. 

Alejandro Balde pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë kësaj ndeshje, për të cilin ai do të duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore, ndërsa tani Marca ka raportuar se dhe dy lojtarë të tjerë e mbyllën ndeshjen me probleme fizike. 

Inigo Martinez po ashtu mori një goditje në këmbë gjatë pjesës së parë dhe spanjolli ishte ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari Felix Zwayer për protesta. 

Ai ende po vuan efektet e asaj goditje disa ditë pas ndeshjes dhe për këtë arsye mund të pushohet ndaj Osasunës të shtunën, për t’u siguruar se do të jetë në 100 për qind të formës për ndeshjen e dytë. 

Raporti shton se edhe Pedri ka pësuar disa shqetësime muskulore andaj edhe ai pritet që të mos rrezikohet ndaj Osasunës. 

Hansi Flick pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar në kampionat, ku lojtarë si Marc Casado, Eric Garcia, Gerard Martin, Gavi dhe Ferran Torres pritet të luajnë nga minuta e parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit