6.9 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Dua Lipa vjen me këngë të bashkëpunim me artisten e K-pop, Jennie

- Advertisement -

Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re, që është bashkëpunim me Jennien, anëtaren e grupit të K-popit, BLACKPINK.

Kënga në fjalë quhet ” Handlebars” dhe brenda pak orëve të publikimit në kanalin Youtube ka marrë qindra mijëra klikime nga adhuruesit e artistëve.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja punojnë së bashku, pasi Blackpink u shfaq më parë në këngën e Lipës “Kiss and Make Up” në 2017.

“Të punosh me Duan është gjithmonë një kënaqësi,” tha Jennie për Capital FM këtë javë. “Unë e njoh atë për një kohë më të gjatë, dhe këtë herë arritëm në të vërtetë të dalim mirë, nuk e di se sa më lejohet të them, por të punosh me të është si, as që ndihet si punë, është më shumë si të shoqërohesh me një mike”.

Kënga u shkrua nga Lipa, Delacey, Amy Allen, James Alan Ghaleb dhe Rob Bisel, shkruan Elle.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit