60 minatorë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, derisa tre prej tyre kanë arritur të dalin përmes daljeve emergjente.
63 minatorë mbetën të ngujuar nga djegia e trafos kryesore në këtë horizont, kurse tre nga minatorët tashmë janë nxjerrur.
Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për nxjerrjen edhe të minatorëve të tjerë.
Ekipet e Klan Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe do të sjellin informata në kohë reale nga operacioni për nxjerrjen e minatorëve nga horizonti i 11-të.






